Nga Tirana, Erdogan dënon sulmet e Izraelit në Gaza dhe Liban: Terrorizëm shtetëror ndaj vëllezërve myslimanë, duhet reagim

nga tirana erdogan denon sulmet e izraelit ne gaza dhe liban terrorizem shteteror ndaj vellezerve myslimane duhet reagim
nga tirana erdogan denon sulmet e izraelit ne gaza dhe liban terrorizem shteteror ndaj vellezerve myslimane duhet reagim

Nga ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë, ku ndodhej edhe kryeministri Edi Rama, Presidenti i Turqisë Rexhep Rajip Erdogan, kërkoi një reagim të përbashkët ndaj asaj që e konsideroi si sulmet barbare izraelite ndaj popullit palestinez.

Erdogan tha se janë mbi 50 mijë vellezër tanë palestinezë që janë vrarë si pasojë e sulmeve izraelite në Gaza.

“Qeveria izraelite vazhdon sulmet barbare në Palestinë, sulmoi tregjet, shkollat, spitalet dhe tani Izraeli e ka çuar politikën e tij agresive në drejtim të Libanit.

[embedded content]

Është një detyrim i moralit dhe ndërgjegjes sonë njerëzore, për të gjithë ata që kanë zemër, që të reagojnë kundër terrorizmit shtetëror që aplikohet nga Izraeli në Palestinë.

I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar nga ky vend i shenjtë që të ndërhyjë ndaj këtij gjenocidi”, tha Erdogan.

Në mbyllje të fjalës së tij, Presidenti turk tha “shpresoj që xhamia e Namazgjasë të jetë e hajrit të sjellë dobi për myslimanët shqiptarë dhe ato të Ballkanit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →