Shqiperia

“Nisën që prej…”/ Gazetari flet për përplasjet brenda Partisë së Lirisë: Fakt është që Meta ia ka arritur qëllimit

nisen qe prej gazetari flet per perplasjet brenda partise se lirise fakt eshte qe meta ia ka arritur qellimit
nisen qe prej gazetari flet per perplasjet brenda partise se lirise fakt eshte qe meta ia ka arritur qellimit

Duke komentuar përplasjet brenda Partisë së Lirisë, gazetari Romir Saraçi i ftuar në “Open” në News 24, tha se kreu i kësaj partie Ilir Meta ia arriti të kthente vëmendjen tek partia. “Përplasjet mes tyre kanë qenë të hershme që në kohën e djegies së mandateve.

Në momentin që Meta u rikthye në parti nisi një fushatë ringritje duke ndryshuar edhe emrin. Nëse ka vuajtur nga nepotizmi le t’i zgjidhin aty brenda. Jam pak skeptik, pasi Meta nuk e zbuloi sot që Kryemadhi është bashkëshortja por deri dje ishte kryetarja e Partisë së Lirisë.

Këtu është një moment mosbesimi nëse është një lëvizje politike apo është një inkurajim. Fakt është që Meta ia ka arritur qëllimit që dy ditët e fundit të gjitha mediat të jenë të fokusuara te Partia e Lirisë. Kjo nuk është pak për një forcë politike dhe nëse kjo përkthehet në një aksion pozitiv apo krijon bumerang do të shihet në vazhdim”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts