“Nisën të qëllonin me armë këdo”, rrëfimi dramatik i rojës së sigurisë në sallën e koncerteve në Moskë: Si mbijetuam

nisen te qellonin me arme kedo rrefimi dramatik i rojes se sigurise ne sallen e koncerteve ne moske si mbijetuam
nisen te qellonin me arme kedo rrefimi dramatik i rojes se sigurise ne sallen e koncerteve ne moske si mbijetuam

Zbardhen dëshmi nga ngjarja e rëndë që tronditi sot Moskën, ku 4 persona të armatosur sulmuan një sallë koncertesh. Nga të shtënat u vranë 40 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Një roje sigurie në detyrë në hyrjen qendrore të sallës ka qenë dëshmitar okular i sulmit.

Ai përshkruan se si ai dhe tre kolegë i mbijetuan sulmit.

“Kur filluan të shtënat unë isha duke qëndruar në hyrjen qendrore në katin e parë. Ata filluan të qëllonin nga jashtë dhe xhamat u thyen. Pranë hyrjes kishte tre roje të tjera të sigurisë dhe ata u fshehën pas një tabele reklamimi. Sulmuesit na kaluan 10 metra larg. Ata filluan të qëllonin mbi njerëzit në katin e parë dhe shkuan drejt sallës së koncerteve. Kur pushuan të shtënat, ne dolëm përmes daljes qendrore dhe administratorët tashmë po ndihmonin të plagosurit”, tha roja i sigurisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →