Shqiperia

Një dashuri që zgjat përjetë: seria e G-Class, STRONGER THAN DIAMONDS zbret në qendër të Tiranës

nje dashuri qe zgjat perjete seria e g class stronger than diamonds zbret ne qender te tiranes
nje dashuri qe zgjat perjete seria e g class stronger than diamonds zbret ne qender te tiranes

Prodhimi më i veçantë i Mercedes-Benz, G-Class mbërrin në Shqipëri dhe festohet ashtu siç i ka hije. I prezantuar botërisht vetëm pak ditë më parë, seria më e veçantë e quajtur “STRONGER THAN DIAMONDS, u festua me një event të hapur për të gjithë, në Tiranë, më 8 mars sepse, çdo grua është më e fortë se diamantët.

E paralelizuar me një dizajn të pagabueshëm dhe forcë të pathyeshme kjo është edhe makina e dashurisë së vërtetë. Një version i Mercedes-Benz 2024 G500, ky G-Class, “STRONGER THAN DIAMONDS” ka një bukuri të jashtëzakonshme, të përforcuar edhe nga katër diamantët nga 0.25 karat secili, që ka në interier. Ndërsa tek dorezat e dyerve dhe në vende të tjera të dukshme, ka formë të gdhendur të diamantit.

Është e vështirë të shohësh ndonjë që nuk dashurohet menjëherë sa e sheh këtë SUV me ngjyrë rosewood.

A dëshiron vërtetë të bësh dhuratën më të shtrenjtë për personin tënd të veçantë? Auto Star Albania, rishitësi ekskluziv i Mercedes-Benz ka sjellë kopjen e 084 prej 300 kopjeve të prodhuara në të gjithë botën, në Shqipëri.

Mbrëmjen e 8 marsit, Auto Star Albania, pjesë e Kastrati Group, hapi dyert e G-Class, STRONGER THAN DIAMONDS për të apasionuarit pas makinave. Edhe pse, pas kësaj makine, të gjithë apasionohen.

Festa dhe bukuria e mjeteve të ekspozuara tërhoqi vëmendjen e dhjetëra qytetarëve ndërsa shumë emra të njohur të showbiz patën mundësinë ta provonin dhe të benin foto e video gjatë gjithë mbrëmjes.

Përveç prezencës së jashtëzakonshme të G-Class më rrezatues, në festë ishte edhe seria G 63, i zi si edhe seritë elektrike të EQS 450 4Matic dhe EQA, modele të 2024.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts