SHBA
Kylie Jenner zbuloi rutinën e saj në zyrë në një intervistë të fundit. 26-vjeçarja foli për linjën e saj të re të veshjeve dhe rutinën e zyrës gjatë intervistës së fundit me revistën People të publikuar dje, më 18 qershor.
Themeluesja Kylie Cosmetics tha:
“Unë e dua bukurinë dhe modën. Gjithmonë kam pasur një vend të veçantë në zemrën time për dizajnin dhe një vlerësim të artit pas markave që dua.”
Kylie hyri për herë të parë në botën e sipërmarrjes në vitin 2015 dhe u bë miliardere në moshën 19-vjeçare. Më pas ajo nxori në treg produkte të ndryshme, duke përfshirë linjën e saj të kujdesit të lëkurës dhe së fundmi markën e saj të veshjeve.
“Një ditë në zyrë zakonisht përfshin takime me ekipin e dizajnit, krijime ‘mood board’, planifikimin e kalendarit, shikimin e skicave dhe pëlhurave, punën për xhirimet krijuese dhe fushatat. Dhe pastaj provojmë produktet e testimit nga lançimet e ardhshme,” tregoi ajo.
Kylie është gjithashtu nënë e dy fëmijëve, një vajze 6-vjeçare, Stormi-t dhe djalit 2-vjeçar, Aire, të cilët i ndan me ish të dashurin Travis Scott.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co