Shqiperia

Një ditë pas dakordësisë në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi mbledh sot grupin parlamentar, Basha pritet të përjashtojë…

nje dite pas dakordesise ne konferencen e kryetareve bardhi mbledh sot grupin parlamentar basha pritet te perjashtoje
nje dite pas dakordesise ne konferencen e kryetareve bardhi mbledh sot grupin parlamentar basha pritet te perjashtoje

Mblidhet sot grupi parlamentar i PD-së. Takimi në fjalë është kërkuar nga kreu i grupit, Gazment Bardhi, njëherësh dhe nënkryetari i Rithemelimit, ku do të informojë deputetët për mbledhjen e djeshme të Konferencës së Kryetarëve.

Kujtojmë se dje në Konferencën e Kryetarëve u vendos që palët të diskutonin për objektet e hetimit për dy komisione hetimore, atë të koncesioneve në shëndetësi dhe për sistemin TIMS.

Po sot, është njoftuar mbledhja e Kryesisë së PD-së zyrtare, të Lulzim Bashës, e cila do të nisë në orën 17:00. Duke iu referuar burimeve, gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se pritet të përjashtohen deputetë të caktuar që i janë bashkuar Rithemelimit së fundmi.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts