Drejtori i zyrës së komunikimit në PD, Alfred Lela, i ftuar në Open” në News 24, tha se arrestimi i Fredi Belerit ishte i motivuar në mënyrë që bashkia t’i mbetej Partisë Socialiste dhe të kushte rrugë të lirë për dhënien e pronave për investitorët strategjikë.
“Sot jemi në paradoksin e paradokseve ku është i dënuar një kandidat i opozitës. Një gjykatës që do të ishte patriot nuk do ta merrte kurrë këtë vendim. Do thoshte se ka edhe një dosje 184, PS ka nja 12 kryebashkiakë hajdutë të certifikuar zgjedhjesh dhe ne do të dënojmë një kandidat minoritar të opozitës.
Pse nuk shkuan te kryebashkiaku i Krujës apo diku tjetër. Pse SPAK-u apo Prokuroria po të donte të kishte një metodë të zgjidhte 10 kryebashkiak pesë nga opozita pesë nga mazhoranca.
Pesë nga opozita që vjedh dhe bëjnë namin dhe 5 te Partia Socialiste që nuk vjedh vota që prej vitit 2013. Nuk e bëri sepse ishte qëllimi i pastër politik për të dënuar një kandidat të opozitës. Poshtë kësaj mbulesës politike ishte për ta pasur Himarën nga PS për t’ia dhënë investitorëve strategjikë. Një gjë që ka nisur gjah politik nuk mund të përfundojë si drejtësi e mrekullueshme dhe e paanshme”, tha Lela.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co