Një ish-futbollist i Kukësit dhe shumë të tjerë nga ekipi Kosova Dyseldorf në përbërje, Shqipëria fiton turneun e tifozëve në Gjermani

nje ish futbollist i kukesit dhe shume te tjere nga ekipi kosova dyseldorf ne perberje shqiperia fiton turneun e tifozeve ne gjermani

































Shqipëria ka fituar sot turneun e fansave që UEFA ka organizuar në Gjermani, duke mundur pikërisht vendin organizator në finalen e madhe.

asddsadasdasasdadsdsa

Kuqezinjtë në këtë turne amator, janë paraqitur në fakt me emra që njohin mirë futbollin pasi në rreshtimin e përzgjedhur nga Drejtoria e Futbollit Amator në FSHF, binin në sy shumë futbollistë të cilët tashmë janë aktivë në nivelet e ulëta të futbollit gjerman aktualisht, si pjesë e klubit Kosova Dyseldorf. Mes tyre, edhe ish-mbrojtësi i Kukësit, Bujar Idrizi, i cili është zhvendosur në Gjermani.

Në turneun me 8 skuadra, që luajtën me sistemin 9×9, Shqipëria ishte në grup me Anglinë, Italinë dhe Ukrainën. Kuqezinjtë fituan të tre sfidat duke mundur 4-0 Italinë, 2-0 Ukrainën dhe 3-0 Anglinë.

Në gjysmëfinale, Shqipëria fitoi 4-0 ndaj Skocisë, ndërsa në finale mundi 3-0 Gjermaninë, duke bërë të vetën trofeun.

Lojtarët e Shqipërisë: Shiqeri Alili, Naser Ilazi, Fatlum Ahmeti, Resul Ahmeti, Arton Tolaj, Shkelqim Hyseni, Astrit Hyseni, Sherif Krasniqi, Ilir Iberdemaj, Bujar Idrizi, Leonit Nuraj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →