Një lojtar me probleme, por ka tri rikthime tek Partizani për duelin me Erzenin

nje lojtar me probleme por ka tri rikthime tek partizani per duelin me erzenin
nje lojtar me probleme por ka tri rikthime tek partizani per duelin me erzenin

Partizani do të nisë sot përgatitjet për ndeshjen e së dielës ndaj Erzenit, e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë Superiore. Në betejën, që do të luhet të dielën në Rrogozhinë, trajneri Orges Shehi pritet të ketë tri rikthime të rëndësishme. I pari dhe më i sigurti është ai i Arinaldo Rrapajt, i cili shleu dy ndeshje pezullim nga dënimi i Disiplinës dhe ndeshjen me shijakasit klubi do ta konvertojë me gjobë.

Rikthimi i vlonjatit vjen pas dëmtimit të Mehmetit, i cili doli nga fusha i dëmtuar ndaj Kukësit me probleme me rrëzët e kofshëve.

Xhuliano Skuka pritet të jetë i gatshëm ndaj Erzenit, me Shehin, që me shumë mundësi do ta aktivizojë nga stoli. E ngjashme është situata e Kekos, që në ditët e fundit ka përparuar sa i përket gjendjes fizike dhe pritet t’i bashkohet ekipit normalisht në stërvitje.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →