“Një Milan i çmendur”, “djalli” fiton me “poker”, por Pioli nuk feston plotësisht: Mund të bënim diçka më shumë

nje milan i cmendur djalli fiton me poker por pioli nuk feston plotesisht mund te benim dicka me shume

Një Milan i “çmendur”, një skuadër që fiton me “poker” golash përballë Slavia-s Pragës, por dy golat e pësuar nuk i lënë një shije të mirë ambientin kuqezi, kjo ishte një sfidë që mund dhe duhet ta kishin bërë diçka më shumë, në një kohë kur çeket mbetën me 10 lojtarë që në minutën e 26-të. Rafa Leao dhuroi asistin e parë në minutën e 34-të, aty ku Giroud me kokë, i vetëm në shtyllën e dytë, dërgoi topin në rrjetë.

Giroud
Giroud

Dy minuta më pas, në “San Siro” pllakosi heshtja me çekët që barazuan shifrat me një super gol. Fundin i pjesës së parë ishte “zjarr”, me Milan që realizoi dy gola. Reijnders me një goditje shumë të bukur riktheu “djallin” në avantazh, ndërsa në shtesë ishte Loftus-Cheek që me dërgoi shifrat në 3-1.

Cik
Cik

Milan nuk arriti të “vriste” ndeshjen, kjo dhe për meritë të miqve të cilët në minutën 65-të, sërish me një gol shumë të bukur u rikthyen në lojë duke ngushtuar shifrat në 3-2. Për të tërhequr edhe një herë Milan, mendoi sërish Rafa Leao, me yllin portugez që ftoi Pulsic për të kompletuar “pokerin” e golave.

Leao
Leao

Kjo fitore 4-2 i jep një bonus të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit, por sërish Pioli dhe pjesa tjetër e kuqezinjve nuk festojnë përpara kohe. “Një Milan i çmendur”, shkruan La Gazzetta në faqen e parë.

La
La

“Prisja diçka më shumë, prisja më shumë ritëm në pjesën e dytë. Dëshmuam se jemi një skuadër solide, me energji. Ky është një rezultat i mirë, por kishim disa probleme të vogla në këtë sfidë, duhet të kishim krijuar diçka më shumë”, u shpreh Pioli pas ndeshjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →