Lifestyle

“Një monstër i Tik-Tokut…”, Xhensila Myrtezajt i publikojnë një video. Reagimi i ashpër i këngëtares

nje monster i tik tokut xhensila myrtezajt i publikojne nje video reagimi i ashper i kengetares

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka bërë një reagim të ashpër në rrjetë sociale në lidhje me një video që i kanë montuar së fundmi në Tik-Tok. Këngëtarja pretendon se video hedh baltë mbi emrin e saj.

Myrtezaj shkruan se deri më tani ka heshtur për shpifjet, por tashmë të gjithë ata që do e bëjnë do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

“Sapo më nisën një video që një monstër Tik Tok-u me fantazinë më të shthurur ka baltisur emrin tim, me njerëz që nuk  njoh, e as emrin s’ja kam dëgjuar kurrë. Pler që përdor një moment delikat mediatik, për të thurur intrigat dhe gënjeshtrat e tua. Është përbaltur shumë emri im për shumë vite por kam heshtur. Nga ky moment do mbani përgjegjësi juridike për çdo shpifje”, shkruan këngëtarja në insta story. Kohët e fundit flitet për një ndarje të mundshme, të një nga çifteve më të njohur të estradës shqiptare, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku.

1253ccf8 01b2 4e9f 84d1 1d59712e8c20
1253ccf8 01b2 4e9f 84d1 1d59712e8c20

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts