Aktori i njohur Vince Vaughn është nderuar me një yll në “Walk of Fame” këtë të hënë, në një ceremoni me shumë emocione.
Ylli 54-vjeçar i ‘Wedding Crashers’ mori yllin e tij në Hollywood “Walk of Fame” këtë të hënë dhe bashkë me të ishin në ceremoni bashkëshortja, Kyla, dhe fëmijët; Locklyn, 13 vjeç, dhe Vernon, 11 vjeç.
Duke marrë çmimin, aktori tha: “Gruaja ime e bukur Kyla, jam shumë i lumtur që je me mua këtu, jam shumë mirënjohës për ty dhe këta fëmijë të bukur dhe për gjithë të qeshurat që ndajmë bashkë. Vernon dhe Locklyn, ju vërtet duhet ta dini se jeni gjëja më e rëndësishme në botë për mua. Nuk jeni aq fitimprurës dhe nuk më jepni akses në ato gjëra që bën Hollywood-i, por megjithatë jeni më të rëndësishmit dhe ju dua shumë. Është e mrekullueshme t’ju kem edhe juve këtu…”
Vince nuk shihet shpesh me fëmijët në publik dhe nuk është gjithmonë i hapur për jetën e tij familjare. Megjithatë, në ceremoni ai zbuloi se prindërimi e ka ndryshuar atë gjatë dekadës së fundit.
“Mendoj se ke më shumë durim dhe ndien një lloj dashurie që thjesht nuk mund ta përshkruash. Ne qeshim shumë, argëtohemi shumë. i shijoj ditët e mia me dy fëmijët e mi.”
Vince shpreson që “Walk of Fame” të vazhdojë të shërbejë si një “frymëzim” për të rinjtë që ëndërrojnë për një karrierë në Hollywood.
“Unë isha një nga ata kur arrita këtu për herë të parë, në moshën 18-vjeçare, dhe u impresionova nga të gjithë yjet dhe emrat. Shpresojmë që të vazhdojnë të jenë një frymëzim për të gjithë njerëzit që shijojnë filmat dhe televizionin.“
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co