Detaje të reja janë bërë të njohura nga aksidenti i rëndë që u regjistrua pasditen e sotme në aksin Gjiri i Lalzit-Maminas, ku mbeti i vdekur 16-vjeçari Alban Hasrama.
Mësohet se përplasja mes dy mjeteve është shkaktuar prej shpejtësisë tejet të lartë.
Bëhet me dije se një prej automjeteve i preu rrugën tjetrit, pranë degëzimit të rrugës për në Hamallaj, duke shkaktuar kështu përplasjen e tyre.
Sipas njoftimit të autoriteteve, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., 20 vjeç.
Ndërkohë, ky i fundit ka mbetur i plagosur, ndërsa 16-vjeçari që mbeti viktimë, ishte pasagjer në automjetin ku ndodhej 20-vjeçari.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co