Njihuni me modelen më të moshuar në botë

njihuni me modelen me te moshuar ne bote
njihuni me modelen me te moshuar ne bote

Quhet Daphne Selfe dhe në moshën 95-vjeçare është zyrtarisht modelja më e moshuar në botë, shkruan il messaggero.it.

Flokë të gjatë të bardhë, buzëqeshje dhe humor të mirë, ajo (ri)nisi modelingun në moshën 70-vjeçare dhe që atëherë është ndër modelet më jetëgjatë në biznesin e modës.

E lindur në vitin 1928 në Londër, Daphne bëri debutimin e saj në pasarela në moshën 21-vjeçare thuajse rastësisht, me një konkurs për fytyrën e re të kopertinës së një reviste lokale.

Më pas, karriera e saj u ndal për shkak të zgjedhjes për t’iu përkushtuar bashkëshortit dhe tre fëmijëve.

Në vitin 1998, pas vdekjes së Jim Smith, bashkëshortit të saj producent, ajo u kthye në pasarela në Londër.

Prej andej kopertinat dhe reklamat nuk u ndalën kurrë, nga ”Vogue” te ”Dolce&Gabbana”.

Një gotë shampanjë, brokoli dhe kujdes për lëkurën pa kremra të shtrenjtë, i domosdoshmi i saj është në fakt kremi Nivea, siç ka treguar në një intervistë të fundit.

Gjithashtu nuk mungon vitamina D dhe një jetë shoqërore plot miq.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →