Shkëmbimi më i madh i të burgosurve midis Rusisë dhe Perëndimit që nga epoka e Luftës së Ftohtë ndodhi sot. Shtëpia e Bardhë tha se 16 të burgosur ishin liruar dhe po ktheheshin në Evropë dhe SHBA.
Midis tyre është edhe reporteri i Wall Street Journal, Evan Gershkovich. Në këmbim, tetë rusë janë liruar nga burgjet në SHBA, Norvegji, Gjermani, Poloni dhe Slloveni, duke përfshirë individë të akuzuar për aktivitete të spiunazhit.
Ndaj kësaj marrëveshje për lirimin e të burgosurve ka reaguar Donald Trump. Ish-presidenti amerikan deklaroi se publiku do të dëgjojë më shumë detaje rreth ‘tregtisë’ midis Rusisë dhe Perëndimit.
“Sa njerëz marrim ne në shkëmbim të atyre? A po u japim edhe para në dorë?”, u shpreh ai përmes platformës Truth Social.
“A po na japin para (Ju lutemi tërhiqeni këtë pyetje, sepse jam i sigurt se përgjigja është JO)? A po lirojmë vrasës, kriminelë apo banditë?”, shtoi Trump.
Ish-presidenti amerikan u shpreh se “ne nuk bëjmë kurrë marrëveshje të mira, për asgjë, por veçanërisht shkëmbime pengjesh” dhe shtoi se negociatorët amerikanë janë “gjithmonë një siklet për ne”.
Trump theksoi se ai ishte në gjendje të lironte pengjet gjatë kohës sa ishte president pa hequr dorë nga asgjë.
“Të bësh një gjë të tillë është një precedent i keq për të ardhmen. Kështu duhet të jetë, ose kjo situatë do të bëhet gjithnjë e më e keqe”, shtoi kandidati republikan për president.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co