Shqiperia

Nuk deklaroi dëbimin nga Italia/ KQZ shtyn vendimin për kryetarin socialist të bashkisë së Vaut të Dejës. Ja arsyeja

nuk deklaroi debimin nga italia kqz shtyn vendimin per kryetarin socialist te bashkise se vaut te dejes ja arsyeja
nuk deklaroi debimin nga italia kqz shtyn vendimin per kryetarin socialist te bashkise se vaut te dejes ja arsyeja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që të shtyjë vendimin për Kristian Shkrelin, kryetarin e bashkisë së Vaut të Dejës. Shkak i shtyrjes është bërë kërkesa e përfaqësuesit të PD-së, për të gjetur informacion shtesë.

Kujtojmë se në prillin e 2023-it, 15 deputetë të PD-së kërkuan verifikimin e kandidatit të PS në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli. Ky i fundit rezulton se në vitin 2021, kur ka qenë kandidat për deputet nën siglën e PS, por nuk ka deklaruar dëbimin e tij nga Italia në vitin 2007, në formularin e dekriminalizimit.

Shkreli, i cili u shpall fitues në zgjedhjet lokale me 55.78 % të votave, kishte deklaruar dëbimin, por pa dhënë arsyet e dëbimit, duke fshehur faktin se ai është dëbuar për kryerjen e një vepre penale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts