“Nuk di si të jetoj pa ty”, e veja e Navalny mesazh lamtumire: Do të doja të më përqafoje. Në telefonin tim kam ruajtur…

nuk di si te jetoj pa ty e veja e navalny mesazh lamtumire do te doja te me perqafoje ne telefonin tim kam ruajtur
nuk di si te jetoj pa ty e veja e navalny mesazh lamtumire do te doja te me perqafoje ne telefonin tim kam ruajtur

E veja e Alexei Navalny, Yulia Navalnaya postoi një mesazh lamtumire për burrin e saj të ndjerë në rrjetin social “X”.

Ajo ka shkruar se do të donte një përqafim dhe buzëqeshje nga bashkëshorti i ndjerë, ndërsa shtoi se nuk di se si do të jetojë pa të, por do të përpiqet ta bëjë krenar.

“Lyosha” është forma e shkurtër ose pseudonimi i njohur për Alexei.

Postimi: 

Lyosha, faleminderit për 26 vjet lumturi absolute. Po, edhe gjatë tre viteve të fundit të lumturisë. Për dashurinë, që më mbështete gjithmonë, që më bëre të qesh edhe nga burgu, për faktin që ke menduar gjithmonë për mua.
Nuk di si të jetoj pa ty, por do të përpiqem të të bëj të lumtur për mua dhe krenar për mua. Nuk e di nëse mund ta përballoj apo jo, por do të përpiqem.
Do takohemi patjetër një ditë. Unë kam kaq shumë histori të patreguara për ty, dhe kam kaq shumë këngë të ruajtura për ty në telefonin tim, në përgjithësi janë qesharake të them të drejtën, këngë të tmerrshme, por ato kanë të bëjnë me ne, dhe doja shumë që t’i dëgjoje. Më pas të qeshnim dhe të më përqafoje.
Të dua përgjithmonë. U prehsh ne paqe.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →