Bota

Ukraina rrëzon katër dronë rusë, lë pa energji disa fshatra të Rusisë

ukraina rrezon kater drone ruse le pa energji disa fshatra te rusise
ukraina rrezon kater drone ruse le pa energji disa fshatra te rusise

KIEV – Mbrojtja ajrore e Ukrainës i ka rrëzuar katër dronë rusë mbi rajonet Harkiv dhe Dnipropetrovsk mëngjesin e së premtes, tha ushtria ukrainase. Ajo nuk tregoi se me sa dronë e sulmoi Rusia territorin ukrainas gjatë sulmeve të së premtes.

Ndërkohë, Roman Starovoit, guvernatori i rajonit kufitar të Rusisë, Kursk, tha se katër fshatra kanë mbetur pa rrymë në rajonin e tij të premten, si pasojë e sulmeve ukrainase me dronë.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se mbrojtja e saj ajrore i kishte rrëzuar katër dronë ukrainas mbi rajonet Belgorod dhe Nizhni Novogorod. Ukraina nuk ka komentuar pretendimet ruse.

Një ditë më herët, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se 19 ushtarë rusë u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën kur një grup ushtarësh rusë u sulmuan me raketë në qytetin Olenivka, në pjesën e kontrolluar nga Rusia në rajonin e Donjeckut.

Në mesin e të vrarëve ishte edhe një zëvendëskomandant i një njësie të ushtrisë ruse, ndërsa komandanti i njësisë ishte në mesin e të plagosurve, sipas Shtabit ukrainas./Rel/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts