Lifestyle

“Nuk do të isha këtu”, Gordon Ramsay i mbijeton aksidentit të rëndë

nuk do te isha ketu gordon ramsay i mbijeton aksidentit te rende

Kuzhinieri i njohur britanik Gordon Ramsay ka përshkruar se ndihet i tronditur pas një aksidenti të rëndë që pësoi me biçikletë në SHBA.

Në një video të postuar në mediat e tij sociale, ai  tregoi plagët e marra, për të cilat shkoi në spital. Ylli i formatit të njohur televiziv “Hell’s Kitchen” theksoi rëndësinë e mbajtjes së një helmete.

"Nuk do të isha këtu", Gordon Ramsay i mbijeton aksidentit

“Ju lutem, mbani një helmetë. Nëse nuk do ta kisha, sinqerisht, nuk do të isha këtu tani“, shprehet ai.

Babai i 6 fëmijëve tregoi se kishte nevojë për një operacion urgjent pas aksidentit të rëndë.

"Nuk do të isha këtu", Gordon Ramsay i mbijeton aksidentit

Fansat nxituan në komentet e postimit të Gordonit në rrjetet sociale ku shumë ishin të shqetësuar për mirëqenien e tij ndërsa i uruan shërim të shpejtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts