Gabriele Mezini tregoi ndjesitë, një ditë pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”. I ftuar në “Fan Club”, ish-futbollisti u shpreh se mospërfshirja në debate e penalizoi, ndërsa sqaroi raportet me disa nga banoret.
I pyetur për Sara Gjordenin, ish-banori tha se nuk kishte pëlqim, por thjesht komunikim. Me aq pak ditë, normal që nuk ishte pëlqim. Dy ditët e para nuk komunikuam fare, por pastaj më erdhi dhe më tha ‘pse më ke inat’. Më tha që kam dhënë emrin tënd te dhoma e rrëfimit (për nominimet), edhe unë i thashë po të njëjtën gjë. Edhe lindi diçka, thjesht për të komunikuar. Që nga mënyra si më erdhi në fillim, mendoj që bënte lojë.
Ndonëse në ditët e fundit u pa shumë i afërt me Ledjona Xheladinajn, ai u shpreh se ishte vetëm një afrimitet miqësor: “Mendoj që kishte një afrimitet në mënyrë shoqërore. Ndienim për njëri-tjetrin një lloj besimi”.
Por, Gabriele pranoi se ka një pëlqim për Vesa Smolicën. Opinionistja Ina Kollçaku u shpreh se ka ndjerë një kimi mes Vesës dhe Gabrieles, dhe ky i fundit e pohoi një fakt të tillë.
Ina: Pse nuk guxove më shumë me Vesën?
Gabriele: Për faktin se në fillim…
Ina: Unë kam ndier një kimi, jam e saktë?
Gabriele: Shumë e saktë je. Nuk e di nga e ke marrë këtë informacion.
Ina: Le të themi që kam nuhatje të mirë…
Gabriele: Paske diçka si Meri, që i parashikon këto gjëra. Në fillim m’u duk një karakter i fortë, që e kam shumë qejf dhe përzemër. Shihja që kundërpërgjigjej direkt. Por, më mbrapa, mënyra e sjelljes, mënyra e reagimeve…
Ina: Por edhe ti flirtoje në një mënyrë shumë mashkullore primitive. Do ta tentosh një takim me të kur të dalë nga shtëpia?
Gabriele: Pse jo, mendoj se do të jetë edhe më e lehtë…
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co