Bota

“Nuk i tradhtojmë palestinezët”, Presidenti i Egjiptit: Rindërtimi i Gazës do të kushtojë më shumë se 90 mld dollarë

nuk i tradhtojme palestinezet presidenti i egjiptit rindertimi i gazes do te kushtoje me shume se 90 mld dollare
nuk i tradhtojme palestinezet presidenti i egjiptit rindertimi i gazes do te kushtoje me shume se 90 mld dollare

Presidenti egjiptian Abdel Fattah El-Sisi u shpreh në një takim me Forcat e Armatosura se rindërtimi i Gazës mund të kushtojë mbi 90 miliardë dollarë, ndërsa theksoi se në Gaza “po ndodh një tragjedi e madhe, një sfidë për Egjiptin dhe për të gjithë rajonin”.

“Ne jemi përgjegjës për mbrojtjen e tokave tona dhe kufijve tanë të trashëguar për mijëra vjet dhe ne nuk do të ndalemi së punuari për një armëpushim, si dhe dhe dërgimin e ndihmave për civilët”,-theksoi ai.

Lidhur me këtë, ai saktësoi se Egjipti dëshiron të mbajë 24 orë të hapur kalimin në Rafah, por se pavarësisht kësaj ndihma është e pamjaftueshme.

“Egjipti nuk mund t’i tradhtojë palestinezët, ndaj do të vazhdojmë të shqetësohemi për mbrojtjen e tyre”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts