Sport

“Nuk ishte synimi im”, komentatori kërkon falje për komentin racist ndaj Yamal

nuk ishte synimi im komentatori kerkon falje per komentin racist ndaj yamal
nuk ishte synimi im komentatori kerkon falje per komentin racist ndaj yamal

“Nëse ai nuk do të ishte lojtar i mirë, vendi i tij do të ishte para semaforëve”. Këto ishin fjalët e ish-portierit dhe ndihmës-trajnerit të Atletico Madridit, German ‘Mono’ Burgos, për Lamine Yamal para fillimit të ndeshjes PSG-Barcelona, gjatë një segmenti të transmetuar nga rrjeti spanjoll Movista. Komentatori Burgos, ka kërkuar falje në Instagram, për komentin i cili u konsiderua si racist për futbollistin blaugrana.

“Unë e bëj këtë deklaratë duke përsëritur ndjesë për fjalët e mia në programin e djeshëm. Nuk ishte qëllimi im të dëmtoj Lamine Yamal, njerëzit e FC Barcelona, ​​lojtarët, UEFA, apo platformën Movistar Plus+ ku unë punoj. Kur bëra komentin zgjodha të bëj shaka për virtyte cilësore dhe lajkatare, në asnjë rast nuk bëhej fjalë për ndonjë etni apo klase shoqërore”.

“Pasi kalova kaq shumë vite në futboll, jam i emocionuar të shoh lojtarët e rinj. Unë e admiroj veçanërisht numrin e talenteve të rinj që Barça po nxjerr, sepse besoj se cilësia gjithmonë triumfon në fund. Unë jam një trajner pro kamerave dhe në të gjitha skuadrat që kam qenë kam qenë i shqetësuar për të sjellë të rinj në stërvitje me ekipin e parë. I kërkoj falje kujtdo që u ofendua nga komenti im. Synimi im nuk ishte të përçmoj Lamine Yamal, përkundrazi”.

“Futbolli bashkon gjithçka dhe këdo, prandaj është sporti më i mirë pasi nuk diskriminon në bazë të seksit, racës, fesë, aftësisë së kufizuar, moshës apo orientimit seksual. Kjo është ajo që besoj! Shihemi në futboll!” – shkruajti ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts