Shqiperia

Nuk iu përgjigjej familjarëve prej 3 ditësh, zbulohet fati tragjik i 60-vjeçarit në Berat

nuk iu pergjigjej familjareve prej 3 ditesh zbulohet fati tragjik i 60 vjecarit ne berat
nuk iu pergjigjej familjareve prej 3 ditesh zbulohet fati tragjik i 60 vjecarit ne berat

Një 60-vjeçar nga lagjia “Çlirim” në qytetin e Beratit është gjetur sot pa shenja jete në banesën e tij. Ai jetonte i vetëm në një pallat në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Mehmet Ali Vrioni” dhe prej 3-ditësh nuk po ju përgjigjej në telefon familjarëve, të cilët kanë njoftuar policinë.

Kanë qenë efektivët e shërbimit zjarrfikës ata që kanë hyrë me shkallë nga ballkoni i banesës dhe e kanë gjetur të shtrirë në krevat dhe pa shenja jete.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e policisë, që po kryejnë procedurat e para hetimore. Sipas policisë, dyshohet se kemi të bëjmë me një vdekje natyrale pasi në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune, ndërkohë që nga të afërmit konfirmohet se ai kishte probleme me tenionin.

Trupi i pajetë i 60-vjeçari u transportua drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku do kryhet autopsia mjeko-ligjore, që do të përcaktojë edhe shkaqet e vdekjes së tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts