Sport

Nuk ka mrekulli dhe përmbysje për Partizanin, të kuqtë përfundojnë rrugëtimin në Europë

nuk ka mrekulli dhe permbysje per partizanin te kuqte perfundojne rrugetimin ne europe
nuk ka mrekulli dhe permbysje per partizanin te kuqte perfundojne rrugetimin ne europe

Partizani është eleminuar në turin e dytë të Conference League. Pas humbjes 2-0 në Gjeorgji ndaj Iberia 1999, ekipi i Shehit nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në “Elbasan Arena”.

Të kuqtë e nisën ndeshjen me “marshin e pestë”, teksa pretenduan penallti që në minutën e 3-të. Zeka reklamoi 11-metërsh për prekje me dorë, por nuk mendoi kështu kryesori.

Në fundin e pjesës së parë, skuadra nga Gjeorgjia “flirtoi” me golin e epërsisë, gjithsesi shtylla i tha jo të besuarve të Korgalidze. Në fillimin e fraksionit të dy, Mba tentoi të zgjidhë vetë ndeshjen, nuk ia doli dot.  Me minutat që po kalonin, Iberia u përpoq me të gjitha forcat, për të ruajtur ekuilibrat në këtë ndeshje.

Asnjë ndryshim rezultati deri në fund, Partizani mbyll kështu rrugëtimin në Europë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts