“Nuk mund ta kthejmë partinë në biznes familjar”, Meta flet para Komitetit Drejtues për sabotime

nuk mund ta kthejme partine ne biznes familjar meta flet para komitetit drejtues per sabotime
nuk mund ta kthejme partine ne biznes familjar meta flet para komitetit drejtues per sabotime

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta këmbënguli që partinë që drejton e ka dëmtuar nepotizmi. “E përshëndes fjalimin e Monikës përveç asaj fjalës që bie në kundërshtim me Kodin e Etikës që nuk është miratuar ende. Po habitem me ata që nuk e kuptojnë çfarë është nepotizmi.

Po flasim për parimet më demokratike. Partia më e madhe demokratike në botë duke çrrënjosur nepotizmin dhe duke instaluar meritokracinë. Nuk duhen bërë partitë instrumente biznesi për familje të caktuara përfshirë këtu familjen e Ilir Metës dhe familje të tjera dhe sidomos organizatën e Rinisë që është atrofizuar nga nepotizmi.

Ka 100 anëtarë LRI-ja në Komitetin Drejtues dhe thirri sot nëse i gjen 40 veta. Ka më shumë këshilltarë të zgjedhur në këshillat bashkiake në bazë edhe të marrëveshjes me Partinë Demokratike të të madhërishmit, Sali Berisha. Ka më shumë këshilltarë se sa anëtarë dhe kjo është pasojë e nepotizmit, mbylljes. Monika është pro amerikane e pa epur dhe ne kemi bashkëpunuar me institutin demokratik amerikan.

Nepotizmi është që ai nuk na e bëri të mundur që një shoqen tonë që dikur e bëmë ministre të ishte e pranishme në mbledhjen e kaluar të Këshillit Kombëtar. Për herë të parë Ilir Meta që e bëri ministre e mori në telefon dhe e falënderoi. Kishte një përpjekje të qartë për të sabotuar kuorumin e mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar. Nepotizmi e bëri atë sepse i kanë thënë ty nuk të bëri Ilir Meta ministre”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →