Shqiperia

“Më nxjerrin në ca kuadrate si 300 vjeç”, Meta i përgjigjet Kryemadhit: Nepotizmi përgjegjës për imazhin që shqetësohet zonja në fjalë

me nxjerrin ne ca kuadrate si 300 vjec meta i pergjigjet kryemadhit nepotizmi pergjegjes per imazhin qe shqetesohet zonja ne fjale
me nxjerrin ne ca kuadrate si 300 vjec meta i pergjigjet kryemadhit nepotizmi pergjegjes per imazhin qe shqetesohet zonja ne fjale

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur deklaratës së jo më larg se disa minutave më parë të Monika Kryemadhit, deputetes së PL dhe bashkëshortes së tij.

Kjo e fundit u shpreh se imazhi i Metës po shkërmoqet, ndërsa ish-Presidenti u shpreh se “nepotizmi është përgjegjës për imazhin që shqetësohet zonja në fjalë”.

Ai vijoi duke treguar disa pamje dhe foto të shkrepura nga stafi që kujdesej për imazhin e tij, duke thënë se ish-kreun e shtetit “e kanë nxjerrë në disa kuadrate që të dukej si 300 vjeç”.

“Nepotizmi është përgjegjës për të dëmtuar imazhin e Ilir Metës që shqetësohet zonja në fjalë, e fusin në ca kuadrate që të duket si 300 vjeç. Shikoni personi që kujdesej për imazhin e Ilir Metës, lajmëro popullin i thashë në Facebook, shiko fotot që nxjerr ky, as Partia, artia e Lirisë shkruhet. Ka nxjerrë mikrofonat bosh, apo imazhin e Ilir Metës që duket si një njeri i lodhur”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts