Romeo Veshaj dhe Erjola Doçi janë përplasur ashpër paraditen e kësaj të hëne, në shtëpinë e Big Brother Vip 3. Debati mes tyre ka nisur për lagien e krevateve, ku aktori i humorit e ka ironizuar, madje dhe i ka fishkëlluar, si thirrje për të shkuar te dhoma e gjumit dhe të vazhdojë me veprimin.
Një gjë e tillë nuk është pritur aspak mirë nga Erjola, e cila i është kthyer duke i thënë që të jetë hera e fundit që ia bën një gjest të tillë.
Pjesë nga debati:
Romeo: Ik o shpirt, lag ndonjë krevat andej
Erjola: Ik puthu
Romeo: Më do zemra, do puthem
Erjola: Shyqyr që ke gjet atë gjë me dal në prime e merresh me të lagurat e krevatit
Romeo: Me lidhjet e mia je marrë, që kur ke hyrë këtu
Erjola: Do merrem me çfarë të më ofroni
Romeo: Ec se nuk të kam target fare.
Erjola: do merrem me çfarë më do qejf në shtëpi
Romeo: Merru me larje krevati
Erjola: Ti shiko fortësinë tënde, unë kam bërë shumë gjëra në shtëpi
Romeo: Ca ke bërë, hallvën
Erjola: Po, hallvën që ma përdore ti.
Romeo i fishkëllen
Erjola: Ti fishkëllimën bëja qenit tënd, jo mua. E para dhe e fundit që më fishkëllen
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co