Sport

Numri një i stolit të Dortmund: Atletico rival me përvojë, por objektivat i kemi të qarta

numri nje i stolit te dortmund atletico rival me pervoje por objektivat i kemi te qarta
numri nje i stolit te dortmund atletico rival me pervoje por objektivat i kemi te qarta

Dortmund sfidon Atletico Madrid, në aktin e kthimit pë Champions League. Trajneri i verdhezinjve, Edin Terzic në konferencën për shtyp u shpreh se është i vetdijshëm për forcën e kundërshtarit, gjithsesi objektivi mbetet i qartë.

“Jemi të sigurt që tifozët tanë do të krijojnë një atmosferë të mrekullueshme dhe ne duam t’ua shpërblejmë me një paraqitje të mirë. Atletiko Madrid na detyroi të bëjmë disa gabime javën e kaluar. Por nesër do të kemi gjithçka në duart tona që të mund të hyjmë në raundin tjetër. Ne e dimë se do të përballemi me një kundërshtar me shumë përvojë, por ne duam të bëjmë mirë menjëherë. Kur luan kundër skuadrave si Atletiko, ju paguani menjëherë për çdo gabim individual, ndëshkoheni. Do të jetë thelbësore të kemi një reagim dhe të korrigjojmë gabimet e bëra më parë” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts