“O laraskë”/ Debat i ashpër mes Ilnisës dhe Ledjonës: Më ka idhull, më ka vjedhur emisionin

o laraske debat i ashper mes ilnises dhe ledjones me ka idhull me ka vjedhur emisionin
o laraske debat i ashper mes ilnises dhe ledjones me ka idhull me ka vjedhur emisionin

TIRANE

Mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” ka patur debate të shumta mes banorëve. Një prej tyre ishte mes Ledjonës dhe Ilnisës, ku nuk kanë munguar as ofendimet.

Teksa zhvillonin lojën e rezistencës, Ledjona i është drejtuar Ilnisës duke i thënë “laraskë’, ndërsa gazetarja i është afruar duke e përqeshur dhe duke i thënë “mos më prek me dorë. Mësove të flasësh?”

Ndërsa në një bisedë me Vesën, Ilnisa ka thënë se Ledjona sipas saj i ka vjedhur asaj emisionin që ajo kishte para se të futej në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Nuk kisha njohur njerëz kaq të lig. Unë atë nuk e njoh, këtu e njoha. Bëri një format në televizion siç e bëja unë edhe kaq. Bënte çdo gjë që bëj unë, mori formatin e përshtati, ajo më ka idhull mua”, tha Ilnisa.

Pjesë nga debati:

Ledjona: O laraskë

Ilnisa: Mos më prek më dorë. Mësove të flasësh.

Ledjona: Mos më provoko se jam në lojë. Mos u afro në terrenin tim se jam në lojë.

Ilnisa: Mësove të flasësh shqip-shqip besoj?

Ledjona: Ke marr zemër ëë? Unë ta heq surratin dhe nuk e ngre më kokën, qurravitesh dhe jam unë ajo që ta sjell gojën këtu.

Ilnisa: Si sillja vetes gojën/ Për çfarë e ke gojën, sa njeri u vogël, pa vlerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →