Orges Shehi: Nuk jam unë përgjegjës për merkaton e Partizanit, Maget me shumë mundësi…

orges shehi nuk jam une pergjegjes per merkaton e partizanit maget me shume mundesi





































Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, foli pas eliminimit të Partizanit në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

orges shehi

Tekniku durrsak bëri një analizë të detajuar për të dy sfidat, teksa u ndal edhe te situata e merkatos. Ai ka keqardhje për të gjitha sfidat e luajtura, ku shprehet se të katërt golat të kuqtë i shënuan vetë. Më pas ai flet edhe për merkaton, ku duket sikur bën një apel për drejtuesit se skuadra ka nevojë për përforcime në disa pozicione.

ELIMINIMI – “Të dy ndeshjet janë të lidhura me njëra-tjetrën. Ndeshja e parë na kryqëzoi, ai është pengu më i madh. U përpoqëm me të gjitha forcat, gjej rastin t’i komplimentoj çunat, edhe pse mungesat na i vështirësuan edhe më shumë, me lojtarë që i humbëm në minutat e fundit. U detyruam të luanim me Bytyçin si mbrojtës i djathtë. Në qoftë se do të kishim shfrytëzuar rastet tona, që në Europë nuk janë me bollëk, do të ishte ndryshe. Nuk shënuam dot dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse të pranojmë rezultatin, edhe pse pishmani më i madh është ndeshja e parë”.

MERKATO – “Unë nuk jam përgjegjës për merkaton, kemi nevojë për ndërhyrje, sepse realisht na duhen lojtarë. Nuk e di situatën e Maget, që me shumë mundësi mund të lëvizë. Largimi i Muratajt gjithashtu na sjell nevojë për lojtarë të rinj. Na duhen edhe dy lojtarë anësorë. Ana psikologjike nuk duhet të jetë e ulët. Gjithë vitin luhet për të ardhur këtu, por kur ke kështu problematikash, del në turin e dytë, kështu që nuk kemi përse i ngarkojmë lojtarët me ndonjë përgjegjësi të madhe sikur u bë hataja. Në Europë të gjithë ekipet luajnë futboll. Kemi Prekën të dëmtuar, Taipin nuk e dimë çfarë ka tani. Kampionati nis shpejt, duhet të konfigurohemi dhe të vazhdojmë punën”.

“PENGJET” – “Kemi luajtur katër ndeshje në Europë dhe kemi pësuar katër gola të lehtë, që për mua janë ‘pengje’. I kemi pësuar golat vetë. Individët edhe gabojnë, por gabuam në parim, në vendosje. Pësuam dy gola të evitueshëm në Gjeorgji”.

EMERGJENCAT – “Kur mbaroi kampionati bëmë një kalkulim ku na duheshin lojtarë, tani na doli edhe problemi i mesfushës. Në linjat anësorë akoma kërkojmë lojtarë cilësorë. Na mbetet për obligim të përforcohemi edhe në qendër të mbrojtjes, sepse nuk jemi të qartë sa do të mungojë Preka. Kërkuam t’u japim besim të rinjve me perspektivë si Preka, Sembene apo Bytyçi, por me dëmtimin e Prekës situata ndryshon”.

MUNGESA – “Emergjenca në ndodh në mesfushë, sepse dëmtohet Taipi dhe largohet Murataj. Duhet të plotësojmë skuadrën, ku kërkohet dinamikë e madhe. Rrapaj është lojtari më i mirë në Shqipëri. Pas të kuqit fola edhe personalisht, sepse ishte lojtari i momentit, nuk doja që të mungonte në këto ndeshje të rëndësishme. Ka shumë cilësi, është lojtari jonë kryesor. Edhe pse arbitri mund ta kishte interpretuar ndryshe kartonin e tij”.

ELIMINIMET – “Nuk është gjë e mirë që skuadrat eliminohen që në turn të parë. Ne kaluam një tur, edhe pse u trumbetua sikur luanim përballë një kundërshtari amator dhe nivel i dobët. Në Europë nuk ka nivel të dobët. Ndoshta mund të jetë San Marino, Gjibraltari apo Andorra. Skuadrat e tjera janë të gjitha të mira. Kaluam një tur duke qenë dominant në të dyja ndeshjet, do të donim të bënim maksimumin që të kalonim edhe një tur tjetër. Gjithë ekipet shqiptare duhet ta rrisin cilësinë, sepse po bëjnë regres. Të gjitha luajnë futboll dhe marrin lojtarë cilësorë. Edhe ne duhet të rrisim cilësinë dhe të kemi vazhdimësi. Ka lëvizje të mëdha, ikim pesë, vijnë gjashtë. Të rrisim cilësinë dhe të kemi më shumë durim dhe vazhdimësi”, u shpreh Shehi për “MCN 24”.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →