23:06 – 02.03.2024
Një nga situatat më të komentuara ka qenë lidhur me veprimin e Meritonit, i cili gjatë një debati me Riken hoqi rripin e pantallonave. Gjatë prime të sotëm, opinionistët kanë komentuar situatën.
Arbër: Gjesti i Meritonit është i papranueshëm. Ai kërkoi ndjesë dhe mirë bëri. Nuk mund të rri pa thënë që ka një dëshirë absolute nga vajzat që i janë vënë nga mbrapa Meritonit duke e prekur në pikën më të dobët që mund të preket një burrë. Për mua ose ka barazi gjinore ose s’ka. Nuk mundet t’i thuash një burrë do të të vesh fustan. E kritikova, ka bërë shumë gabim, është totalisht e papranueshme. Ka kërkuar falje, për mua falja është hyjnore… Doni ta nxirrni me zarf të zi. Për mua nëse do kemi baraza gjinore do e kemi njësoj, si për gratë si për burrat.
Rikja: Nuk mund të ofendosh një burrë duke i thënë je grua. Çdo grua që ju sheh nga shtëpia, e bëni të ndjehet keq…
Burimi informacionit @top-channel.tv: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co