Sport

Valencia befason madrilenët, vetëm barazim për Realin në “Mestalla”

valencia befason madrilenet vetem barazim per realin ne mestalla
valencia befason madrilenet vetem barazim per realin ne mestalla

Real Madrid barazoi 2-2 ndaj Valencian, në përballjen e La Liga.Loss Blancos prodhuan pak ose shumë pak në pjesën e parë, duke lënë për të dëshiruar. Djemtë e Baraja-s ndëshkuan portën e mbrojtur nga Lunin në minutën e 26-të, me anë të Duro.  Pas një gabimi në prapavijë, përfitoi Yaremchuk, i cili pasi dribloi edhe portierin, e pati një lojë fëmijësh të dërgojë topin në rrjetë.

Të besuarit e Ancelottit gjetën forcën për të reaguar dhe shkurtuan diferencën në minutën e 45të +, falë të zakonshmit Vinicius Junior.  Pjesa e dytë ishte mjaft e luftuar nga të dyja skuadrat, ndërsa stadiumi Estadio de Mestalla (Valencia) ishte i mbushur plot me tifozë.

Në të 76-tën, Vinicius barazoi në 2-2, rezultat që do mbetej i pandryshuar deri në fund. Real Madrid kryeson me 65 pikë, ndërsa Valencia është në vendin e nëntë me 37 pikë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts