Më në fund zgjohet edhe Napoli, me blutë që marrin fitoren e parë me Francesco Calzona-n në stol. Me Osimhen dhe Kvaran në versionin më të mirë, por dhe fal gafave pafund nga ana e Sassuolo-s, Napoli doli me tre pikë pas fitores së thellë 6-1 në transfertë. Nedim Bajrami zbriti në fushë si titullar, ndërsa për herë të parë pas dëmtimit të rëndë, në fushë zbriti edhe Marash Kumbulla, i hedhur në fushë si zëvendësues në minutën e 77-të.
Sassuolo krijoi iluzionin se do t’i hapte punë Napolit teksa kaluan në avantazh në minutën e 17-të më Racic. Napoli iu përgjigj pak minuta më pas me një aksion të bukur, të finalizuar nga Amir Rrahmani, me kapitenin e Kosovës që goditi saktë brenda në zonë. Në minutën e 31-të, ishte Osimhen që përmbysi rezultatin. Sulmuesi nigerian, i shërbyer sërish nga Politano realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Napolin në minutën e 41-të. Historia nuk ndryshoi as në pjesën e dytë, me Osimhen që mori një dhuratë nga mbrojtësit e Napolit duke realizuar golin e tij të tretë personal, kjo ishte “tripleta” e tij e parë për këtë sezon. Më pas stafetën e mori Kvaratskhelia me gjeorgjianin që realizoi një “dopjetë” golash duke sigluar shifrat përfundimtare në 6-1.
Pavarësisht këtij suksesi të rëndësishëm, Napoli mbetet jashtë zonës euro, në vendin e 9-të në kuotën e 40 pikëve.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co