Kosova

Osmani, Lajçakut: Disa dispozita të draft-statutit të Asociacionit mund të jenë sfiduese gjatë zbatimit në praktikë

osmani lajcakut disa dispozita te draft statutit te asociacionit mund te jene sfiduese gjate zbatimit ne praktike
osmani lajcakut disa dispozita te draft statutit te asociacionit mund te jene sfiduese gjate zbatimit ne praktike

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Europian, Miroslav Lajčák.

Siç njofton Presidenca, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë ku Osmani ritheksoi përkushtimin e Kosovës si palë konstruktive në këtë proces. Ajo theksoi se marrëveshja e Brukselit e 27 shkurtit 2023 dhe aneksi i Ohrit i 18 marsit 2023 duhet të zbatohen në plotëni.

Ndërkaq, sa i përket draftit të statutit të Asociacionit, Osmani ritheksoi se institucioni i vetëm që mund ta interpretojë përfundimisht përputhshmërinë e këtij akti me Kushtetutën është Gjykata Kushtetuese e Kosovës, gjersa po ashtu i shprehu shqetësimet e saj lidhur me disa dispozita të këtij drafti, “të cilat mund të jenë sfiduese gjatë zbatimit në praktikë”.

“Osmani ritheksoi nevojën e heqjes së masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, të cilat janë të padrejta dhe krijojnë mungesë ekuilibri në dialog. Në këtë drejtim, ajo përsëriti se Kosova ka ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, duke miratuar edhe udhëzimin administrativ, ndërkaq theksoi pritjet e saj që kjo e drejtë e qytetarëve të realizohet pa vonesa e në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi”, u tha në njoftim.

Në këtë takim u përshëndetën të arriturat e fundit sa i përket zbatimit të marrëveshjes për energji si dhe asaj për targa, si hapa drejt normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts