Pa festë me tullumbace, Dojna dhe Vlashenti zgjedhin ta kalojnë kështu ditëlindjen e Nolan Sol

pa feste me tullumbace dojna dhe vlashenti zgjedhin ta kalojne keshtu ditelindjen e nolan sol
pa feste me tullumbace dojna dhe vlashenti zgjedhin ta kalojne keshtu ditelindjen e nolan sol

TIRANE

Djali i Dojna Memës dhe Vlashent Satës, Nolan Sol, feston sot ditëlindjen. Në një urim të shpërndarë pak më parë në Instagram, Dojna ka zgjedhur disa fjalë të ëmbla për të voglin e saj, duke treguar edhe se kanë zgjedhur të mos bëjnë një festë me tullumbace e xixa, por të fesojnë së bashku duke zbuluar botën.

Përkrah disa fotove familjare, moderatorja ka shkruar:

“Kjo është dita më e bukur e jetës sonë të cilën kemi zgjedhur ta festojmë pa festë me tullumbace, ndriçim e xixa. Sot është dita e celebrimit të asaj që është më e rëndësishme për ne: të jemi të gjithë bashkë në aventura e zbulimin e botës!

Gjithçka do ëndërronim për birin në ditën e lindjes së tij është të mos humbasë kurrë kuriozitetin, shkëlqimin në sy e forcën për t’u ngritur me një buzëqeshje sa herë rrëzohet. happy b’day little lion #nolansol”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →