Pak hapësira me zikaltërit, sulmuesi mund të largohet drejt MLS

pak hapesira me zikalterit sulmuesi mund te largohet drejt mls
pak hapesira me zikalterit sulmuesi mund te largohet drejt mls

Merkato e transferimeve në Itali u mbyll të enjten e kaluar, por në vendet e tjera negociatat po vazhdojnë dhe Luis Muriel mund t’i thotë lamtumirë Atalantës për t’u transferuar në MLS. Sulmuesi kolumbian, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor 2024 me bergamaskët, po gjen pak hapësira ​​te zikaltërit dhe në orët e fundit tratativat që mund ta sjellin në Orlando City po ecin pozitivisht.

Ditët në vijim do të jenë vendimtare për mbylljen e operacionit, pasi lojtari tashmë po negocion me amerikanët për muajin qershor, kur mund të largohet si transferim i lirë. Për lamtumirën duhet “Po” e Atalantës dhe e vetë Murielit, por nëse kolumbiani do të shtynte të largohej tani, me siguri italianët nuk do kishin ndonjë kundërshtim.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co