Pakti për normalizimin e jetës parlamentare, reagon ambasada e SHBA: Nxisim deputetët të tregojnë përkushtim ndaj demokracisë në vend

pakti per normalizimin e jetes parlamentare reagon ambasada e shba nxisim deputetet te tregojne perkushtim ndaj demokracise ne vend
pakti per normalizimin e jetes parlamentare reagon ambasada e shba nxisim deputetet te tregojne perkushtim ndaj demokracise ne vend

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka reaguar pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve ditën e sotme dhe dakordësimit mes mazhorancës dhe opozitës.

Ambasada u shpreh se mirëpret marrëveshjen e Konferencës së Kryetarëve për rikthimin e rendit normal në Parlament.

Po ashtu delegacioni amerikan në vend theksoi se nxit deputetët të vazhdojnë të tregojnë përkushtim ndaj demokracisë në dobi të popullit shqiptar.

Reagimi i plotë:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë mirëpret marrëveshjen e Konferencës së Kryetarëve për rikthimin e rendit normal në Parlament. Ne nxisim deputetët të vazhdojnë të tregojnë përkushtim ndaj demokracisë në dobi të popullit shqiptar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →