Kristen Stewart mahniti në paraqitjen e saj të fundit në premierën e ‘Love Lies Bleeding’ në Beverly Hills më 5 mars.
Aktorja 33-vjeçare luan Lou në thrillerin e ri, me regji të Rose Glass.
Si ambasadore e Chanel-it, Stewart zgjodhi një veshje nga shtëpia franceze e modës që përbëhej nga një trup me prerje të lartë dekolte në kurriz. Trupi përmbante rripa të vegjël që mbështilleshin nën supet e saj, duke i ekspozuar të pasmet. Ajo kishte veshur edhe një xhaketë të zezë duke i lënë shpatullat pa mbuluar.
Ylli plotësoi veshjen e saj me një palë geta të zeza të tejdukshme me bel të lartë dhe një palë taka të zeza me majë, pa aksesorë dhe bizhuteri.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co