Bota

PAMJE/ Zgjedhjet në Himarë, kutitë e para të votimit mbërrijnë në Qendrën e Numërimit

pamje zgjedhjet ne himare kutite e para te votimit mberrijne ne qendren e numerimit





































Pas mbylljes së qendrave të votimit, materialet zgjedhore kanë mbërritur në stadiumin e Himarës. ku pritet të nis procesi i numërimit të votave.

votimi himare

Siç shihet edhe në foto, ekipet e posaçme nga secila pikë votimi, po dorëzojnë kutitë në qendrën e numërimit.

Votimi në të 36 qendrat u mbyll në orën 19:00 dhe gjatë procesit nuk u raportuan incidente.

WhatsApp Image 2024-08-04 at 20.31.03

I vetmi shqetësim që u krijua ditën e sotme ishte ai i mbi 6 mijë qytetarëve himarjotë të cilët nuk mundën të votonin, për shkak ka kalimit të afatit të vlefshmërisë së kartave të tyre të identifikimit.

Pas grumbullimit të kutive të votimit në stadium, do të nisë edhe numërimi i votave, i cili do të përcaktoj se cili do të jetë kryetarit i ri i Bashkisë së Himarës mes dy kandidatëve, Petro Gjikurisë nga PD dhe Vangjel Tavos nga PS.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e pjesëmarrjes gjatë gjithë ditës së sotme.

Të dhënat janë raportuar nga 36 qendra votimi nga 36 që janë në total.

Sipas KQZ, pjesëmarrja ka qenë 8678 votues nga 23074 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara, pra 37.61 %.

zgjedhjet ne himare pjesemarrja

Ajo që vihet re është se në këto zgjedhje, pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë rreth 2-3% më e lartë krahasuar me zgjedhjet e një vitit më parë, më 14 maj.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts