Bota

CIA: Ukraina mund të humbasë luftën nëse nuk dërgohet më shumë ndihmë ushtarake

cia ukraina mund te humbase luften nese nuk dergohet me shume ndihme ushtarake
cia ukraina mund te humbase luften nese nuk dergohet me shume ndihme ushtarake

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) të SHBA-së, William Burns paralajmëroi se Ukraina mund të “humbasë luftën kudër Rusisë” deri në fund të vitit nëse vendi i tij nuk dërgon më shumë mbështetje ushtarake, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të CNN, Burns bëri vlerësime për luftës Rusi-Ukrainë në “Forumin e Lidershipit 2024” të mbajtur në Qendrën George W. Bush në Teksas.

“Nëse SHBA-ja nuk siguron më shumë ndihmë ushtarake, rreziku është i madh që Ukraina të humbasë në fushën e betejës deri në fund të vitit 2024. Po mbarojnë municionet dhe neve po na mbaron koha për t’i ndihmuar ata”, tha Burns.

Ai theksoi se SHBA-ja nuk duhet të shtyjë mbështetjen e saj për Ukrainën.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts