Të paktën pesë persona janë vrarë dhe 50 të tjerë janë plagosur pasi një skenë u shemb në një tubim të fushatës zgjedhore në shtetin verior të Nuevo Leon të Meksikës, ka thënë guvernatori lokal.
Incidenti ndodhi ndërsa kandidati presidencial i qendrës së majtë Jorge Alvarez Maynez po mbante një fjalim në qytetin e San Pedro Garza Garcia, pranë Monterrey-t.
Maynez ishte i padëmtuar nga shembja dhe u pa duke folur me mbështetësit pas incidentit. Disa anëtarë të ekipit të tij ishin lënduar, tha ai.
Shembja u shkaktua nga një shpërthim i papritur i erës, tha zoti Maynez në një postim në X.
Pamjet janë shfaqur me sa duket duke treguar momentin kur struktura e ndriçimit u shemb ndërsa një numër njerëzish ishin në skenë.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co