Lifestyle

Pantallonat e shkurtra mikro janë rikthyer në modë

pantallonat e shkurtra mikro jane rikthyer ne mode
pantallonat e shkurtra mikro jane rikthyer ne mode

Në adoleshencë, mamatë na thoshin të mos hedhim kurrë asnjë veshje, sepse do ta gjenim veten përsëri në të njëjtat gjëra, ishte vetëm çështje kohe. Nuk bindeshim atëherë…

Ndërsa tani, 10 vjet më vonë apo edhe më shumë, duket se mamatë kishin të drejtë. Vitet 2020 kanë parë një rikthim të disa veshjeve që ne i kemi veshur në adoleshencë. Një pjesë prej tyre mund të mos i keni menduar si të mundura, ama ja që janë rikthyer: pantallonat e shkurtra, shumë të shkurtra.

Kombinimi i pantallonave të shkurtra mikro me triko është një prej veshjeve më të rehatshme për të gjitha vajzat, por jo vetëm e tyre. Sepse veshjet me mini pantallona apo edhe me pantallona të ngushta mishëron modën “Indie Sleaze”, të mbrojtur nga ikona e stilit Kate Moss.

Duke përcjellë energjinë e viteve 2010, pantallonat e shkurtra mikro dhe getat shërbyen si një zgjidhje e përhershme për britaniket që i mbanin gjatë gjithë vitit. Asgjë nuk ofronte të njëjtin kënaqësi me një palë xhinse të shkurtra mbi një palë çizme të reja.

Shpejt, cikli 10-vjeçar i modës ka filluar të rikthehet. Edhe pasarelat dhe markat më në zë të modës kanë propozuar pantallonat shumë të shkurtra si një zgjidhje komode për pranverën dhe motin e ngrohtë. Të stiluara me xhaketa, xhupa lëkure apo edhe me triko të gjata — pantallonat e shkurtra janë zgjidhje e menjëhershme e çdo dite.

“Miu Miu”, “Dolce & Gabbana”, “Lapointe” dhe “Max Mara” i prezantuan pantallonat e shkurtra mini edhe në koleksionet e tyre Vjeshtë – Dimër ’24.

Ju mjaftojnë të gjitha këto që të kërkoni pantallonat e shkurtra të adoleshëncës në gardërobën e vjetër?

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts