“Para dy javësh ka qëlluar veten me thikë”- I biri u gjet i pajetë në Gjermani, flet mes lotësh i ati: Ishte mbështetja ime e vetme, kur folëm më premtoi se…

para dy javesh ka qelluar veten me thike i biri u gjet i pajete ne gjermani flet mes lotesh i ati ishte mbeshtetja ime e vetme kur folem me premtoi se








































Babai i 33-vjecarit Dritan Lalaj, nga Frakulla e Vogël në Fier, i cili i dha fund jetës në Hamburg të Gjermanisë, ka treguar për mediat se i biri kishte tentuar të vriste veten dy javë më parë.

dritan lalaj babai gjermani

I shokuar për humbjen e djalit të vetëm, babai i Dritan Lalajt i ka treguar mes lotësh se kishte folur me të birin tre ditë më parë, ku i kishte thënë se ishte në gjendje të mirë shëndetësore pas tentativës për vetëvrasje dhe i kishte premtuar që nuk do ta përsërisë më.

 “Kërkoj ndihmë të më vijë trupi i djalit, s’kam çfarë të bëj se nuk kemi mundësi. Po bëj dy tre ditë që kam folur, më tha jam mirë. Para dy javëve ka qëlluar veten me thikë. Më tha ‘nuk e bëj më këtë gabim’, ‘e bëra gabimin, por nuk e bëj më’ tha. Kaloi në depresion”, tha Gori Lalaj mes lotësh, duke apeluar për ndihmë për të kthyer trupin e djalit në shtëpi.

dritan-lalaj babai

Sipas të moshuarit, 33-vjeçari kishte rreth tre muaj që kishte ikur në Gjermani dhe kishte pasur probleme me pronarin ku punonte, pasi nuk i kalonin pagën në bankë.

“Kishte dy-tre muaj që kishte ikur në Gjermani, punonte me ditë. Probleme kishte, radhën e parë qëlloi veten me thikë se nuk i hidhte lekët në bankë ai pronari. Më tha që ‘nuk e bëj më këtë gabim’. Ai ishte ndihma ime e madhe, s’kam as pension, asgjë. Gruaja më ka vdekur, s’kam njeri tjetër”, u shpreh i ati i Lalaj.

Dritan Lalaj
Dritan Lalaj

Kujojmë se policia gjermane raportoi se kishte zbuluar trupin e 33-vjeçarit në banesë më 1 nëntor, dhe dyshohet se ai mund të ketë kryer vetëvrasje.

Familjarët e tij kanë treguar se Dritani i kishte dërguar një letër kushëririt dy javë më parë, në të cilën shprehte dëshirën për t’u larguar nga jeta.

Komuniteti shqiptar ka organizuar një grumbullim fondesh për të ndihmuar në kthimin e trupit të tij në Shqipëri, pasi familja është në kushte të vështira ekonomike.

Trupi i Dritanit pritet të arrijë në Shqipëri brenda disa ditësh. Ai ishte djali i vetëm i familjes, pesë vjet më parë, nëna e tij ndërroi jetë, dhe tani babai, Gori Lalaj, i cili është i sëmurë dhe pa të ardhura mbetet i vetëm.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →