Qyteti i Pogradecit është gati për të mirëpritur pushuesit pasi këtë fundjavë ky qytet ka çelur sezonin turistik veror përmes një ceremonie, e cila është shoqëruar me aktivitete të shumta.Duke qene se Pogradeci dhe rrethinat e tij ofrojnë për turistët një atraksion të përhershëm turistik me natyrën, kulturën dhe historinë turistë vendas dhe të huaj kanë qenë pjesë e aktiviteteve në kuadër te çeljen e sezonit turistik por edhe për të kaluar një fundjavë ndryshe në këtë qytet që premton shumë.
Pjesë e këtij organizimi ishte edhe eventi “RETRO” nën titullin “Zonja nga qyteti” ku automjetet klasike kanë rikthyer për të gjithë të pranishmit atmosferën e viteve të arta në një zonë atraktive të qytetit në sheshin e trëndafilave. Sips organizatorëve në këtë event marrin pjesë 5 shtete ndërsa janë ekspozuar 35 mjete .Retro ka sjellë një ndjesi të veçantë dhe nostalgji për të gjithë të apasionuarit që janë bërë pjesë e këtij eventi.
Zgjerimi i ofertës turistike, ku veç liqenit vizitorët do orientohen edhe drejt destinacioneve të tjera në qarkun e Korçës pritet të rritë interesin e turistëve vendas dhe të huaj.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co