Shqiperia

“Paradoksi i investimeve të dhëndrit të Trump në Shqipëri”, Genc Burimi: Çifti Jared/Ivanka synojnë të pasurohen më shumë në vendin tonë. Gjatë verës…

paradoksi i investimeve te dhendrit te trump ne shqiperi genc burimi cifti jared ivanka synojne te pasurohen me shume ne vendin tone gjate veres
paradoksi i investimeve te dhendrit te trump ne shqiperi genc burimi cifti jared ivanka synojne te pasurohen me shume ne vendin tone gjate veres

Bëhet fjala për një plan mega-investimi në ishullin e Sazanit dhe në Zvernec. Dhëndëri dhe e bija e Donald Trump, tashmë të pasur, synojnë pra të pasurohen edhe më tej me investime turistike në Shqipëri (plus dhe në Serbi) dhe kjo është katërcipërisht një e drejtë e tyre dhe logjika normale e kujtdo që investon për të fituar.

Që dhëndëri i Donald Trump, Jared Kushner kishte treguar një interes për Shqipërinë kjo nuk u zbulua nga New York Times. Shqiptarët e dinin prej disa kohësh se çifti Jared/Ivanka kishte ardhur të paktën dy sezone verore për t’u shplodhur në rivierën shqiptare me një yaht lluksoz. Por këto vizita në Shqipëri ishin komentuar thjesht si një kuriozitet turistik nga çifti mediatik amerikan siç e tregoi në shtator 2021 shqiptari që i kishte shoqëruar, Auron Tare, duke folur për këtë te emisioni “Opinion” i Blendi Fevziut. Për më tepër që yahti i Jaredit dhe Ivankës me pasagjer edhe kushëririn e Emirit të Katarit , presidenti aktual i klubit Paris Saint Germain, lundronte për pushime përtej Shqipërisë edhe në ishujt e Greqisë fqinje. Surpriza e jashtëzakonshme e artikullit të fundit të New York Times, në atë pikë sa ka arritur të shpërndahet menjëherë në mediat kryesore në mbarë botën qëndron tek synimi i vërtetë i interest të Jared Kushner për Shqipërinë, që e tejkalon kuadrin e pushimeve ordinere verore. Bëhet fjala për një plan mega-investimi në ishullin e Sazanit dhe në Zvernec. Dhëndëri dhe e bija e Donald Trump, tashmë të pasur, synojnë pra të pasurohen edhe më tej me investime turistike në Shqipëri (plus dhe në Serbi) dhe kjo është katërcipërisht një e drejtë e tyre dhe logjika normale e kujtdo që investon për të fituar.

Pyetja që shtrohet dhe që do e analizojmë në këtë shkrim, ka kontekstin se përpara “Triump-it” , domethënë përpara dhëndërrit të tij, Shqipëria e Ramës është tashmë një zonë influencë e Sorrosve, baba dhe bir. Aleks Sorros , siç është vënë shpesh herë në dukje nga mediat në Shqipëri është një miliarder anormalisht i pranishëm në Shqipëri me një prani të vazhdueshme në krah apo pas Kryeministrit Rama si në samite zyrtare ndërkombëtare me pjesmarrje të qeverisë së Shqipërisë ashtu dhe në evenimente private të Edi Ramës. Rrjedhimisht, që t’I jepet në Shqipëri nga vetë Edi Rama , “vëlla” me Aleks Sorros siç e ka cilësuar ky I fundit, një zonë strategjike për investim, domethënë për pasurim jo “dokujtdo” por dhëndërit të Trump-it himself, armik publik numër një i Xhorxh Sorrosit, kjo shtron pyetjen : si është e mundur?! Vetë Edi Rama I ndërgjegjshëm për këtë konfuzion “mental” që shkakton kjo situatë kaq shumë paradoksale e pranoi vetë se ka diçka të habitshme në këtë mes duke deklaruar këtë para te tijve socialista në fund jave: “Këto ditë, Kushner, një sipërmarrës, amerikan dhe dhëndri i ish-presidenti Trump shpalli publikisht ambicien për të investuar në dy projekte të mëdha turistike në Shqipëri. …Delirojnë dhe zbulojnë se si doli në dritë arsyeja e errët për ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtur .. nga unë, djali i paudhë që doli nga thesi i parave të Sorosit, me djalin për shpirt të armikut më të betuar të Sorosit.”

Eshtë pra vetë Rama që I paraprin debatit në këtë shkrim dhe që pertej zonave të mbrojtura, temë që u duhet lënë ekollogjistëve, prek nyjen gordiane të kësaj afere : si mund të avancosh me Sorrosin në krahun e majtë dhe dhëndërin e Trump-it në atë të djathtë? Si Alex Sorros e lejon të privilegjohet në Shqipëri, ai që vetë e quaka si armiku më ibetuar I Sorrosit? Po është e mundur, dhe në këtë artikull, larg Shëipërisë, do shohim dy arsye : e kaluara e marrëdhënieve në biznez Sorros/Kushner dhëndërr I Trump-it, dhe e ardhmja “kokë a pil” e Donald Trump “në burg ose në Shtëpinë e bardhë” sipas në përcaktimi nga vetë Aleks Sorros dhe që ndoshta e shtyn dhe atë të bëjë si vëllai i tij Edi, të luajë me dy a më shumë porta…

Kompania amerikane “Cadre”, lidhja në biznes midis dhëndërit të Trump dhe Sorros

Përtej një paranteze të shkurtër në politikë, ku ai u bë këshilltar i vjehrrit në Shtëpinë e Bardhe si emisar për Lindjen e Mesme, Jared Kushner ka mbi të gjitha një profil të pastërt biznesmeni. Veçanërisht në biznesin imobiliar ku familja e tij zotëron një numër te konsiderueshëm pronash në Neë York. Me burgosjen e papritur të jatit të tij, Karl Kushner më 2005 (për probleme midis të tjerash mos-deklarimesh me fisk-un), Jaredi ndonëse vetë 25 vjeç, u bë rrjedhimisht « kryefamiljari » që duhet të ruante dhe shumëfishonte pasurinë familjare. Por investimi i tij i pare qe nga më të gabuarit duke hedhur gati 2 miliard dollare për blerjen e një kulle me zyra në Manhatten ( Kulla 666 “Fifth Avenue”) vetëm pak muaj para krizës më të madhe financiare amerikane dhe botërore te dekadave të fundit me falimentimin e Lehman Brothers më 2008. Vlera e investimit te Jared Kushhner te kulla 666 që e kishte blerë me kredi bankare shkriu si bora në diell si pasojë e falimentimeve në masë.

Ndër tentativat e tyre për të gjetur burimi financimi, dy vellëzërit Kushner, Jared dhe Josh janë në origjinë dhe të krijimit më 2014 të një kompanie me emrin « Cadre » dhe që sot menaxhon gati 10 miliard dollare investime sipas Fortune Magazine. Vëllezerit Kushner ja lanë që në fillim në dore drejtimin e kompanisë së sapokrijuar “Cadre” një shoku të tyre, Ryan Ëilliams ende sot në krye të kompanisë Cadre. Afriko-amerikan me prejardhje nga një familje modeste, Ryan Ëilliam është jashtëzakonisht I talentuar dhe i shkolluar në Harvard . Plani i vëllezërve Kushner dhe Ryan Ëillimas ishte ta shnderronin kompaninë Cadre nga një start – up në një gjigand të financës në fushën imobiliare duke krijuar një mega bazë të dhënash të pronave që shiteshin “badjava” në ankande pas krizës Lehman Brothers dhe t’ua propozonin investitoreve që kishin likuiditete. Në këtë start-up të re të sapo bashkëthemeluar nga vëllezërit Kushner, pa asnjë përvojë, i pari financier që vendosi të investojë ishte pikërisht … Xhorxh Sorros, i cili “rrezikoi” në këtë sipërmarrje shumën marramendëse të 250 milionë dollarëve ! Sigurisht ai që jo vetëm nuk I humbi por dhe i shumëfishoi ashtu si banka Goldman Sachs financuesja tjeter e kompanisë Cadre. Por kjo nuk ishte ende e mjaftueshme qe Jared Kushner të gjente të ardhura të mjaftueshme për të dale nga borxhi marramendës prej 1.2 miliard dollarësh ku e kishte futur blerja e nxituar e Kulles 666. Sipas shtypit amerikan, një nga arsyet që Jared Kushner u bë biles me 2016 emisari i të vjehrrit president për marredhëniet e Shba-ve me Lindjen e Mesme qe pikërisht një mundësi e artë që politika i ofronte si në një tepsi Jared Kushnerit të gjente fonde arabe tek petro-monarkitë e gjirit Persik për të shpëtuar biznesin familjar . Po ashtu politika pranë vjehrrit do t’I jepte edhe mundësinë Jared Kushnerit të ndikonte me ligje të posaçme në suksesin e kompanisë Cadre që kishte bashkëthemeluar më 2014 dhe që ishte financuar nga Sorros. Aludimet sa të rënda dhe të shëmtuara për përdorimin e Shtëpisë së Bardhë dhe të fondeve arabe në shërbim të biznesit familjar te Jared Kushner u bënë publikisht në Shba përtej shtypit dhe nga vetë kryetari i Komisionit të financave të Senatit amerikan, senatori demokrat Ron Ëyden. Trump dhe dhëndëri I tij u akuzuan se bënë presion shtetëror mbi Katarin që të ndihmonte financiarisht Jared Kushner për të dalë nga kthetrat e borxhit marramendes që kish marrë për të blerë kullën në Manhaten. Pasi rezistoi një farë kohe, Katari u mbosht, dhe në gusht 2018, një kompani amerikane me aksioner Katarin, “Brookfield” shpeton financiarisht investimin 1.8 miliard dollarë të Jared Kushner në Manhatten. Që aty fillon biles të shfaqet për herë të pare dhe misteri « shqiptar » lidhur me Mac Gonigal. Me 2018 i lidhur me Ramen ky i fundit ishte shfaqur në Shqipëri. Po atë muaj gusht 2018 kur kompania amerikane e Katarit, Brookfield, ndërhyri për të shpëtuar financiarisht dhëndërin e presidentit Trump, Mac Gonigal dilte në pension dhe gjeti pune pikërisht te e njëjta kompani “ Brookfield” me aksioner Katarin, në një post mjaft të lartë si zëvendës president i kompanisë. Në kuadrin e anketimit nga Senati, kryetari i komisionit të financave të Senatit amerikan i dërgoi biles një letër ultimatum drejtorit të kompanisë “Brookfield” ku senatori Ëyden kerkonte shprehimisht: “Duam nga ju listën e të gjitha mbledhjeve me kompanitë e familjes Kushner ose me përfaqësues të Katarit ku mund të kenë marrë pjesë punonjës të kompanisë suaj Brookfield”. Ndër punonjësit qe pikërisht dhe Mac Gonigal, I cili pas këtij anketimi, la postin te kompania Brookfield partnere e Jared Kushnerit, për të shkuar, ironi e fatit, te kompania e zoteruar nga nje rus (Dorovin) Aman Ressort, dhe kjo e lidhur me Jared Kushner pasi është Aman Ressort që do të ndërtoka resorted ne Sazan dhe Zvërnec sipas lajmeve nga mediat amerikane. Ky shkrim nuk analizon rolin e Mac Gonigal, por hija e tij qenka përfundimisht kudo…

Pertej përdorimit të Katarit për nevoja familjare kur Jared Kushner ishte në Shtëpinë e Bardhë, polemika tjetër ne Shba me bizneset e Jared Kushnerit lidhej me një ligj special nga ku përfitoi kompania “ Cadre” e bashkëthemeluar prej Kushner dhe ku lishte investuar edhe Sorros. Ky ligj influencuar nga Kushner qe për krijimin e Zonave të lira ekonomike në SHBA me emrin Opportunity Zones por nga ai ligj përfitoi edhe kompania Cadre ku Jared Kushner kishte aksione. “Cadre” bleu prona pikerisht ne zonat qe ligji Opportunity Zones i kthente ne zona te lira me pak ose aspak taksa. Ne 2018 , agjencia amerikane e lajmeve Associated Press botonte titullin bombastik “Hetimi i AP zbulon se Ivanka Trump dhe Jared Kushner mund të përfitojnë nga lehtësimi i taksave për zhvilluesit e Opportunity Zone që ata vetë propozuan”.

I gjetur përballë këtij presion mediatil, Jared Kushnder u detyra të shese aksionet e tija ne Cadre nga ku morri rreth 50 milion dollarë por vëllai i tij Josh vazhdon të jetë aksioner indirekt i firmes Cadre, suksesi i të cilës u bë pra i mundur në fillimet e saj nga parate që Sorros hodhi në të , ose 250 milionë dollarë.

A mjafton kjo lidhje biznesi para 10 vitesh Sorros / Kushner si fakt për të shpheguar përse Alex Sorros nuk po ndërhyn sot te Rama për të bllokuar investimin e ardhshëm të Jared Kushner në Shqipëri?

Trump “o ne burg o president”, thënie e Aleks Sorros

Por kjo analizë e parë që Sorros dhe Kushner mund të kenë interesa të lidhura nga e kaluara prandaj Aleks Sorros nuk e pengon Ramën t’I hapë derën dhëndërit të Trump-it për të fituar para në Shqipëri bie në kundërshtim me një tjetër analizë faktesh. Fakte të cilat po ashtu duhet të egzaminohen për të patrur një vështrim sa më gtë saktë dhe të ekuilibruar.

Këto fakte të tjera nxjerrin në drite vetëm një gjë të qartë dhe konstante : Sorros dhe Trump janë në një luftë për “jetë a vdekje” politikisht. Dihet boterisht që Sorros mbështet demokratët. Sorros mbështet po ashtu të gjithë ata që luftojnë pa kompromis miq të Trump-it në botë, si Viktor Orban kryeministër i Hungarisë vendi i lindjes së Xhorxh Sorros , apo Netanjahun , kryeministër i Izraelit mik jo vetëm i Trumpit por dhe i babait të Jared Kushner-it. Në shumë fjalime Trump vetë apo mbeshtetës të tij , si Elon Musk nuk pushojnë së godituri rëndë Xhorxh Sorrosin që e akuzojnë se ka një axhenda majtiste dhe pro imigracioniste. Edhe Sorros, babë e bir nuk kanë qendruar prapa në kundërpergjigje dhëmbë për dhëmbe me Trump. Një mesazh në X , i vetë Aleks Sorros para disa javësh është interpretuar në media ne Shba si një ftesë për atentat kundrejt Donald Trump. Në atë mesazh « tëeet », Aleks Sorros botonte një foto- montazh, një impakt plumbi në një xham dhe 47 dollarë në cash, që disa e komentuan si ftesë nga Aleks Sorros për heqje qafe me cdo kusht të presidentit të ardhshëm amerikan, i 47-i, që mund të jetë Donald Trump. Por nga fondacioni Open Society, e Sorrosit, ky interpretim u cilësua si marrëzi, dhe se kuptimi I vetëm I atij mesazhi të Aleks Sorros, kishte të bënte me faktin se krimi (plumbi) dhe inflacioni (47 dollarët në cash) kanë rënë ndjeshëm në SHBA gjatë presidencës Biden. Sido që të jetë , airëeet I Sorros qe pra një mesazh pro Biden. Në forumin e Davosit më 2017 Xhorxh Sorros e patë cilësuar Donald Trump si diktator në embrion. Në forumin e këtij viti në Davos në janar 2024 , i biri Aleksi nuk i bëri po ashtu komplimenta Donald Trumpit duke e cilësuar si një personazh me të vertete toksik , dhe duke lartësuar njëkohesisht Bidenin si politikan jo polarizues në një elektorat amerikan që po polarizohet nga Trump. ‘Ketu ne Davos , Donald Trumpin e keni shpallur tashmë president”, tha aty Alex Soros, duke shtuar me ironi : “kjo është një gjë e mirë, sepse gjithmone parashikimet ne Davos dalin të gabuara”. Mez atë rast , vetë Aleks Sorros bëri një parashikim në Davos në lidhje me Trump duke deklaruar : “Cili do jetë rezultati për të? Ose përfundon në burg ose përfundon në pushtet.” Ështe ndoshta kjo pasiguri ekstreme që ka vetë Sorros mbi të ardhmen e afërt që mund të shtyjë të mendosh se nuk është në interest ë tij t’i presë të gjitha urat me familjen Trump. Investimi i Jared Kushner në Shqipëri territor i Sorrosit “par excellence” me “lejen” e Aleksit, mund të rezultonte si një një “urëz” kontakti për një të ardhme të llojit “ku I dihet” si shkojnë punët…

E deshmon këtë pasiguri të Sorrosit se nga do fryejë era në nëntor 2024, edhe investimi më i madh që bëri këto ditë perandoria financiare Sorros, një investim në shkallë të gjerë në mediat amerikane..

Në mes të fushatës presidenciale, Sorros blen mbi 200 stacione radiosh në Shba !

Xhorxh Sorros peshon gati 7 miliard dollarë si pasuri personale por kompania familjare “Fondi Sorros” menaxhon mbi 30 miliard dollarë. Këto ditë , ose më saktë para një muaji , Fondi Sorros bëri një investim të jashtëzakonshëm për nga shuma dhe nga fusha duke blere për 400 milion dollare grupin e dytë më të madh amerikan të radiove, Audacy me 220 stacione radiosh të shtrira në të gjithë Amerikën. Ky grup ishte në falimentim me borxhe gati 2 miliard dollarë që bënë që aksionet e tija në bursë të fundoseshin nga 190 dollarë aksioni në më pak se 1 dollare aksioni (ose vetëm 20 cent në janar 2024) . Kjo i lejoi Sorrosit të bëjë një operacion “blic” duke marrë në kontroll 40% të aksioneve me 400 milionë dollarë , dhe duke u bërë kështu aksioneri kryesor i 220 radiove amerikane. Me 2022 Fondi Sorros investoi 80 milione dollarë të tjerë për të blerë dhe radiot në gjuhë spanjolle në Shba ose 18 radiostacione latine që prekin një komunitet me peshë të madhe elektorale. Kampi republikan po i konsideron këto investime te Sorrosit në medjat amerikane në momentin më të nxehte të fushatës presidenciale si një mënyrë për të influencuar në këto zgjedhje.

Por duke patur parasysh shprehjen e Alex Sorrosit se Trump do jete o në burg o president, ky investim mund te përbëjë për një biznesmen si Sorros një formë ure lidhese me kampin republikan. Si cdo biznesmen që e njeh vlerën e parasë Sorrosët mund të udhehiqen edhe ata nga parimi nga “fryn era”. Një fakt është se në radiot e sapo blera nga Sorros performojnë dhe figura të spikatura pro republikane. Mund te veçohen dy, Dana Loesch dhe Sean Hannity. Dana Loesch është prezantuesja e The Conservative Alternative, një emision radiofonik me audiencë por mbi të gjitha ajo është zëdhënëse e National Rifle Association (NRA) , shoqata tepër konservatore që mbron të drejten e amerikanëve për armëmbajtje, si dhe bashkëthemeluese e Tea Party që mbështet totalisht Donald Trump. Sean Hannity po ashtu që flet në radiot e sapo blera nga Sorros, është një komentator politik me emër në Shba , konservator dhe përkrahës i flaktë i Donald Trump. Ndër personalitetet e tjera konservatore që punojnë në stacionet radiofonike në pronësi të Audacy dhe që kalojnë tani në pronesi të Sorros figurojnë dhe emra të tjerë të njohur për publikun amerikan me pikepamje pro-trumpiste si Mark Levin, Guy Benson apo Rich Zeoli. Duket e vështirë të besosh se ambicja e Sorrosit është t’i ktheje këta zëra pro trumpiste në zëra pro Biden. E vështirë po ashtu ta besosh se Sorros do t’i “pushojë nga puna”, (vetëm nëse ata largohen vetë). Mundësia e një investimi alternativ për Sorrosin në rastin kur Trump s’do të ishte në burg por në Shtepinë e Bardhë nuk mund të mos konsiderohet. A s’mund të konsiderohet po mbi të njëjtat baza analize edhe marrëveshja e heshtur Sorros / Kushner në frontin shqiptar ku i pari duket sikur po i thotë bujrum të dytit me anë të marionetës Rama? “Business as usual » , do i binin shkurt disa lexues të këtij shkrimi. Duhet bërë megjithatë kujdes dhe evituar kurthi i analizave simpliste. Për këtë arsye shpjegimi i faktit sesi Edi Rama mik i Sorrosit-armik i Trumpit shkon dhe i hap dyer e dritare të Shqipërisë dhenderit te Trump-it bash nën hundën e Sorrosit, nuk ka për të qënë kurrë një analizë e thjeshtë..

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts