“Paraqisnin kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj forcave të koalicionit”, SHBA: Shkatërruam shtatë dronë të rebelëve Huthi

paraqisnin kercenim te drejtperdrejte ndaj forcave te koalicionit shba shkaterruam shtate drone te rebeleve huthi
paraqisnin kercenim te drejtperdrejte ndaj forcave te koalicionit shba shkaterruam shtate drone te rebeleve huthi

Forcat amerikane kanë shkatërruar shtatë dronë dhe një makinë kontrolli në zonat e Jemenit të kontrolluara nga rebelët Huthi, tha ushtria amerikane.

Sulmet u kryen për shkak se dronët dhe makina “paraqisnin kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj forcave të koalicionit të SHBA-së dhe anijeve tregtare në rajon”, tha Komanda Qendrore amerikane përmes një postimi në rrjetet sociale.

Rebelët Huthi, që mbështeten nga Irani, kanë shënjestuar anijet në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit që nga nëntori i vitit 2023. Rebelët kanë thënë se sulmet po kryhen në solidaritet me palestinezët, gjatë luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë.Një ditë më herët, zëdhënësi i rebelëve Huthi, Yahya Saree, mori përgjegjësinë ndaj sulmeve të katër anijeve, përfshirë një “sulmi direkt” ndaj cisternës Delonix në Detin e Kuq, duke pretenduar se në operacion janë përdorur një numër i raketave balistike.

Megjithatë, Marina e Mbretërisë së Bashkuar tha se pesë raketa janë hedhur “në afërsi” të kësaj anijeje dhe nga sulmi nuk janë raportuar dëme.

Në dhjetor, SHBA-ja njoftoi për një nismë për mbrojtje detare, me synim që të mbrojë anijet në Detin e Kuq nga sulmet e rebelëve jemenas. Këto sulme kanë detyruar shumë anije të ndryshojnë rrugë dhe të shmangin këtë hapësirë, përmes së cilës kalon 12 për qind e tregtisë globale.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →