ITALI
Ndërsa Fedez u fotografua në Milano së bashku me influencuesen Taylor Mega, ish-in e Tony Effe, Chiara Ferragni u fotografua në ‘Forte dei Marmi’ në shoqërinë e Andrea Bisciotti, një ortoped nga Toskana, me të cilin thuhet se ka nisur një lidhje.
Tani janë publikuar fotot e para të të dyve: shumë të afërt dhe të buzëqeshur, Chiara Ferragni dhe Andrea Bisciotti duken të qetë teksa bisedojnë dhe shkëmbejnë shikime.
Thashethemet për një lidhje të re mes Chiara Ferragni dhe Andrea Bisciotti kanë qarkulluar prej disa javësh. Ai, 31 vjeç, mjek, u diplomua në Universitetin e Parmës dhe sot jeton në Milano (qyteti ku Chiara Ferragni banon me fëmijët e saj Leone dhe Vittoria) dhe punon në spitalin Humanitas. Sy jeshilë, fytyrë e pastër dhe muskuj super të skalitur falë pasionit të tij për notin dhe sportin në përgjithësi, ai poston foto të udhëtimeve nëpër botë në Instagram dhe ka duket si një person që di të shijojë jetën. Kuriozitet: mes ndjekësve të Bisciottit është edhe ajo vetë, Chiara Ferragni. Mbetet vetëm të presim zhvillimet e radhës.
Megjithatë, pushimet në ‘Forte dei Marmi’ duket se i kanë rikthyer buzëqeshjen Chiara Ferragni-t, e cila shfaqet me një fytyrë më të relaksuar dhe duke biseduar në plazh me një fans, influencuesja nuk e ka fshehur dhe duke iu përgjigjur komplimenteve të tij tha: “Ndarja ishte e mirë për mua”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co