![Dekretimi i Ligjit të Zonave të Mbrojtura, reagon Tabaku: Hap pas në procesin e përafrimit me BE! Kundër Kushtetutës dhe trashëgimisë sonë 2 dekretimi i ligjit te zonave te mbrojtura reagon tabaku hap pas ne procesin e perafrimit me be kunder kushtetutes dhe trashegimise sone](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/03/dekretimi-i-ligjit-te-zonave-te-mbrojtura-reagon-tabaku-hap-pas-ne-procesin-e-perafrimit-me-be-kunder-kushtetutes-dhe-trashegimise-sone.jpg)
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar pas dekretimit të Ligjit të Zonave të Mbrojtura nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj ditën e sotme.
Tabaku u shpreh se dekretimi i këtij ligji është një mundësi e humbur për ta rikthyer ligjin për një debat publik dhe proces ligjor të rregullt.
Sipas saj dekretimi përbën një hap pas në procesin e përafrimit me BE, kundër Kushtetutës dhe kundër trashëgimisë sonë natyrore.
“Dekretimi Ligjit të Zonave të Mbrojtura është një mundësi e humbur për ta rikthyer ligjin për një debat publik & proces ligjor të rregullt! Ai përbën një hap pas në procesin e përafrimit me BE, kundër Kushtetutës & kundër trashëgimisë sonë natyrore. Tanimë ligji do shkojë në GJK”, shkroi Tabaku në rrjetin social “X”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co