SHBA
Britney Spears i bëri një kërkesë të papritur faljeje ish-it të saj Justin Timberlake në rrjetet sociale.
Këngëtarja 42-vjeçare shprehu pendim disa muaj pasi akuzoi këngëtarin se ishte një partner i keq në librin e saj me kujtime “The Woman In Me”.
Në libër, Britney akuzoi Justin-in, me të cilin ishte e lidhur nga viti 1999 deri në vitin 2002, se e detyroi atë të bënte një abort dhe gjithashtu pretendoi se ai e tradhtoi disa herë.
“E doja shumë Justin-in. Gjithmonë kam pritur që një ditë të kemi një familje së bashku. Ai tha se ne nuk ishim gati të kishim një fëmijë në jetën tonë, se ishim shumë të rinj. Jam e sigurt që njerëzit do të më urrejnë për këtë, por unë pranova të mos e lindja fëmijën”, shkruan ajo në libër.
Megjithatë, të dielën, këngëtarja hyri në llogarinë e saj në Instagram, të cilën tani e ka bërë private, dhe postoi një klip të Justin nga paraqitja e tij e fundit në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.
“Dua të kërkoj falje për disa nga gjërat që kam shkruar në librin tim. Nëse kam ofenduar ndonjë nga njerëzit të cilët me të vërtetë i kam përzemër, më vjen shumë keq”, shkroi ajo.
Për më tepër, Britney vlerësoi gjithashtu dy këngët e reja të Justin, “Selfish” dhe “Sanctified”.
“Doja të thoja gjithashtu se jam e dashuruar me këngën e re të Justin Timberlake, ‘Selfish’. Është kaq e mirë dhe si ndodh që sa herë që shoh Justin dhe Jimmy së bashku qesh kaq shumë??? Ps: ‘Sanctified’ është gjithashtu wow,” shtoi ajo.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co