Partizani është i interesuar për mbrojtësin e majtë, Vangjel Zguro sipas burimeve pranë gazetës. 31-vjeçari në sezonin e shkuar ishte titullar me Strugën, ku u shpall kampion i Maqedonisë së Veriut.
Pogradecari arriti të dhurojë 6 asiste dhe të shënojë 3 gola në 31 ndeshje. Forma e mirë e sezonit të shkuar ka ngjallur pëlqimin e Partizanit, që e ka vendosur në krye të listës së zëvendësuesve të Atanaskoskit.
Në krahun e majtë të kuqtë kanë edhe një lojtar si Buxhelaj, i cili konsiderohet si një nga të rinjtë më premtues të Superiores. Opsion për këtë rol është konsideruar edhe Esin Hakaj, por klubi nuk ka lëvizur ende në këtë drejtim.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co